Gjermania mbështet liberalizmin e vizave me Kosovën

Nga Exit News
Gjermania mbështet liberalizmin e vizave me Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë mbështet liberalizimin e vizave mes Kosovës dhe BE-së. Në një përgjigje për gazetën Express, drejtori i zyrës së shtypit në ministrinë gjermane Heiko Mass shprehet se Prishtina i ka përmbushur kushtet. Ai vlerësoi edhe përpjekjet e Kosovës për forcimin e sundimit të ligjit.

Më 26 qershor, 33 europarlamentarë të Grupit të Partive Popullore Europiane i kërkuan kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel të liberalizohen vizat më Kosovën, pasi i ka përmbushur kriteret.

Në një letër publike ata i kërkuan Merkel të vendosë në axhendën e Këshillit Europian çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>