
Kancelarja gjermane Angela Merkel, nëpërmjet një telefonate, i ka shprehur kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu “mbështetjen e saj të plotë për mbrojtjen e Izraelit”, sipas agjensisë italiane ANSA.
Ndërkohë, Netanyahu akuzoi Hamasin për konfliktin.
“Hamas po kryen një krim të dyfishtë lufte: ai hedh raketa mbi popullsinë civile dhe përdor qytetarët e tij si mburoja numan,” citohet të jetë shprehur ai.
Zëdhënësja e Merkel deklaroi se kancelarja dënoi protestat në Gjermani në të cilat “përhapet urrejtja dhe antisemitizmi”, por ajo i kërkoi Netanyahut “një fund të shpejtë të luftimeve izraelito-palestineze”.
Netanyahu gjithashtu falënderoi Merkel për veprimet e qeverisë kundër elementeve antisemitike në Gjermani.