Gjermania ndalon flamurin e Hamasit

Gjermania ndalon flamurin e Hamasit

Qeveria gjermane ndaloi flamurin e Hamasit këtë javë pas një sërë incidentesh antisemitike gjatë protestave pro-palestineze, pas rifillimit të sulmeve Izrael-Palestinë, sipas raportimit nga DË.

Nisma u morr nga partia e kancelares Merkel, CDU, por ajo u mbështet nga të gjitha partitë e koalicionit qeverisës, që ranë dakord që simboli të shënohej si një simbol urrejtje.

Vendimi erdhi pas një sërë demosratash, ku pati edhe arrestime për gjuhë urrejtje, prej të cilave në qytetin gjerman Mannheim.

“Në Këln, një protestë pro-Palestinës tërhoqi 800 pjesëmarrës, dyfishin e numrit të Mannheim para se policia ta shpërndante. Kishte gjithashtu tubime të mëdha në Hamburg, Leipzig, Frankfurt, Stuttgart dhe Hanover, ku bëheshin thirrje për shpërbërje të Izraelit,” raportoi The Guardian.

Në një tjetër demostratë pro-palestineze në Gelsenkirchen u dogj flamuri palestinez, ndërkohë që përveç flamurit të Hamasit, valvitej edhe ai turk.

Parlamenti gjerman ka ndërmarrë veprime kundër grupeve të ngjashme pro-terroriste të Lindjes së Mesme në të kaluarën.

Në maj Ministria e Brendshme njoftoi se Gjermania kishte ndaluar tre shoqata për financim të grupit militant Hezbollah, që mbështeteshin nga Irani.

Më herët ajo ndaloi Shoqata Islamike Ansaar Internation, me qendër në Dyseldorf, për mbledhje fondesh për llogari të grupeve terroriste jashtë vendit, përfshirë Frontin Al-Nusra në Siri, Hamasin Palestinez (i cili është në listën e zezë të terrorizmit të BE-së) dhe Al-Shabab në Somali.

 

Lajme te ngjashme