Gjermania ndalon organizatën Ansaar International për financim të terrorizmit

Gjermania ndalon organizatën Ansaar International për financim të terrorizmit

Minsitria e Brendshme gjermane ndaloi të mërkurën Ansaar International dhe degët e saj, bazuar në të dhëna se organizata financonte terrorizmin, raporton DW.

Shoqata Islamike, me qendër në Dyseldorf, akuzohet për dërgim të fondeve në grupet terroriste jashtë vendit përfshirë Frontin Al-Nusra në Siri, Hamasin Palestinez (i cili është në listën e zezë të terrorizmit të BE-së) dhe Al-Shabab në Somali.

Ministria e Brendshme njoftoi se hera-herës paratë e dhuruara  shkonin për projekte që llogariteshin “direkt brenda sferës së veprimtarisë së njërës apo tjetrës prej këtyre organizatave terroriste”.

Qëllimi i vërtetë prapa organizatës mendohet se ishte rrjetëzimi i myslimanëve salafist në Gjermani, ndonëse ajo proklamon se mbledh ndihma humanitare për në Liban, Palestinë dhe Sudan.

Zëdhënësi i Ministrisë, Steve Alter, në një postim në rrjetin Twitter, shkruan se “Rrjeti financon terrorizmin në gjithë botën përmes donacioneve.”

Ai shtoi se vendet që donin të luftonin terrorizmin, duhet të thanin burimet e tyre të parave.

Në vitin 2014 Ansaar International mblodhi mbi 1.3 milion euro për krizën rajonet e Gazas, Sirisë dhe Somalisë.

Ajo gjithashtu ka shfrytëzuar emra të famshëm për aktivitetet që kishin si synim mbledhjen e fondeve.

 

 

Lajme te ngjashme