Gjermania nis lehtësimin e masave antiCovid

Nga Exit News
Gjermania nis lehtësimin e masave antiCovid

Shtetet gjermane po planifikojnë lehtësimin e kufizimeve kundër koronavirusit në ditët e ardhshme, raporton Reuters.

Vendimi argumentohet me numrin në rënie të infeksioneve në të gjithë vendin.

Qeveria e shtetit të Berlinit vendosi një lehtësim të përshkallëzuar të masave.

Ajo hoqi të martën kufizimin e lëvizjes gjatë natës sapo incidenca ditore ra nën 100.

Nëse incidenca qëndron nën 100 për tre ditë rresht, shteti Berlinit planifikon të lehtësojë kufizimet për pazar nga 19 maji dhe të lejojë ngrënien në natyrë.

Shteti perëndimor i Rheinland-Pfalzit, po planifikon një skemë hapjeje me tre faza duke filluar nga e mërkura.

Nëse incidenca ditore zbret nën 50, në 2 qershor do të lejohet funksionimi i restoranteve të mbyllura.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>