Gjermania nuk rekomandon vaksinën e AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç

Nga Exit News
Gjermania nuk rekomandon vaksinën e AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç

Instituti Robert Koch në Gjermani ka rekomanduar që vaksina e AstraZeneca-s kundër COVID-19, të mos përdoret për personat mbi 65 vjeç pasi sipas tyre nuk ka të dhëna të mjaftueshme nëse është efikase për këtë grupmoshë.

Sipas The Guardian, ky insitucion thotë në një deklaratë se vaksina mund të përdoret për njerëzit nga 18 në 64 vjeç dhe se “nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të gjykuar se sa efikas është vaksinimi për ata mbi 65 vjeç”

Instituti Robert Koch në Gjermani është autoriteti kryesor në lidhje me studimin e koronavirusit dhe vaksinave kundër tij.

Ai ka dalë gjithashtu në përfundimin se të gjitha aspektet e tjera të vaksinës së AstraZeneca janë po aq “të përshtatshme” sa ato të prodhuara nga Pfizer / BioNTech dhe Moderna.

Vlerësimet e insitutit gjerman vijnë një ditë para se Agjencia Europiane e Barnave t’i japë Komisionit Europian rekomandimin për ta përdorur ose jo vaksinën e AstraZeneca.

Bashkimi Europian ka miratuar deri tani vaksinën e Pfizer dhe Moderna. Por megjithatë ka porositur doza nga AstraZeneca, e cila më 22 janar njoftoi se do të shpërndajë më pak  nga sa kishte parashikuar drejt vendeve të BE-së, për shkak të një defekti në prodhim.

Kjo ka shkaktuar zemërim në shumë vende të BE-së, të cila njëkohësisht po hasen dhe me vonesa në shpërndarjen e vaksinës nga kompania Pfizer.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>