Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi të martën se vendi nuk po planifikon vaksinimin e detyrueshëm të popullsisë.
“Ne nuk kemi ndërmend të shkojmë në këtë rrugë,” citohet Merkel në një raportim të The Guardian.
Ajo shtoi se Gjermania ishte në fazën, ku po promovonte vaksinimin, ndaj kishte më tepër vaksina se njerëz të gatshëm për t’u vaksinuar.
Deklarata vjen në një kohë që Franca vendosi një ditë më parë vaksinimin e detyrueshëm të personelit shëndetësor. Po ashtu, ekspert gjerman të shëndetit rekomandojnë të njëjtin hap, për mjekët apo kategori të tjera, si mësuesit.
Por Merkel pohoi se nuk besonte se qeveria gjermane mund të “fitonte besimin” e qytetarëve, duke ndjekur një rrugë të tillë.
“Mendoj se ne mund të fitojmë besim duke reklamuar vaksinimin dhe gjithashtu, duke lejuar që sa më shumë njerëz në popullatë (…) të bëhen ambasadorë të vaksinës nga përvoja e tyre,” u shpreh Merkel.
Deri të martën, Gjermania ka vaksinuar plotësisht 42.6% të të rriturve, ndërkohë 58.5% kanë marr të paktën një dozë vaksine.
Por, javët e funfit këkesa për t’u vaksinuar u ul ndjeshëm për shkak edhe të pushimeve të verës, teksa vendet e BE-së përgatiten të rishohin masat me përhapjen që po merr variabti Delta i koronavirusit.