Në Gjermani u regjistruan mbi 3 milion infektime me Covid-19 të hënën, sipas shifrave të raportuara nga Instituti Robert Koch.
Në 24 orët e fundit vendi regjistroi 13 245 raste të reja dhe po sheh një rritje të rasteve pas përhapjes së versionit britanik të virusit.
Incidenca javën e fundit ka qënë 136.4 për 100 mijë banor.
Shifrat në rritje me shumë mundësi do të shoqërohen me masa të reja kufizuese, ndërkohë që politikanët në nivel shtetesh e në nivel federal nuk po bien dakord.
Kancelarja Merkel mbështet një izolim të shkurtër, por total të vendit, ndërkohë që qeveria po debaton kalimin e legjislacionit që përqëndron vendimmarrjen mbi masat në nivel federal.
Tradicionalisht, shtetet gëzojnë kompetenza të gjera për të marr vendime në lidhje me shëndetin e qytetarëve.
Ndërkohë, fushata e vaksinimit në vend është përshpejtuar dhe mbi 15 % e popullsisë ka marr tashmë dozën e parë të vaksinës.
Pavarësisht numrave në rritje dhe ngarkimit të sistëmit shëndetësor, situata në Gjermani paraqitet më mirë se në pjesën tjetëe tyë Evropës.