Gjermania riatdheson 19 azilkërkues dhe emigrantë të paligjshëm

Nga Exit News
Gjermania riatdheson 19 azilkërkues dhe emigrantë të paligjshëm

Gjermania ka riatdhesuar 19 azilkërkues dhe emigrantë të paligjshëm shqiptarë. Ata u kthyen me një avion të veçantë në Aeroportin e Rinasit.

“Të tjera riatdhesime dhe të tjerë qytetarë shqiptarë do të riatdhesohen këto ditë po në aeroportin e Rinasit nga Franca dhe nga Britania e Madhe”, lajmëroi Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda për median.

Ajo i bëri thirrje të gjithëve të respektojnë rregullat e lëvizjes në zonën shengen. “Vetëm kështu ata do të mund të kenë shansin të lëvizin lirisht dhe pa asnjë problem në këtë hapësirë”, shtoi Voda.

Shqipëria, që prej 2016 renditet ndër vendet e para për numrin e emigrantëve të paligjshëm dhe azilkërkuesve të pabazë.

Edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian mbi vlerësimin e përmbushjeve të kushteve nga Shqipëria për lëvizjen pa viza në zonën shengen, i kërkohet qeverisë të “adresojë problemet me emigracionin e paligjshëm dhe azilkërkuesit e pabazë, përfshirë identifikimin dhe adresimin e arsyeve pse ndodh kjo”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>