15 përqind e qytetarëve gjerman kanë marrë dozën e parë të vaksinës, sipas Institutit të Robert Koch.
Deri më tani 12.7 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe 4.9 milionë persona kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.
Pavarësisht kësaj Gjermania po përballet me valën e tretë të koronavirusit për shkak të variantit të ri anglez.
Instituti për kontrollin e sëmundjeve, Robert Koch raportoi të shtunën për 24.097 raste të reja dhe 246 viktima.
Që prej fillimit të pandemisë, në Gjermani janë regjistruar mbi tre milionë raste dhe mbi 78.000 të vdekur.