
Gjermania zgjati deri me 14 shkurt të gjitha kufizimet në vend. Kufizimet përmbajnë mbylljen e shkollave, bareve e restoranteve.
Gjithashtu është e detyrueshme mbajtja e maskës në të gjitha ambjentet e hapura dhe të mbyllura. Qeveria gjermane urdhëroi të gjithë punëdhënësit të mundeësojnë punë nga shtëpia dhe kur kjo nuk është e mundur të respektojnë distancat sociale.
Vendimet u morën pas mbledhjes së kancelares gjermane, Angela Merkel me liderët e landeve gjermane.
Zëdhënësi i Merkel, Steffen Seibert deklaroi se izolimi ka dhënë rezultat pasi është ulur niveli i infektimeve.
Ai shtoi se variantet e reja janë të rrezikshme për shkak të përhapjes së tyre dhe mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të infektuarve.