Gjermania ka zgjatur masat kufizuese deri në 7 mars.
Mbas takimit me kryetarët e landeve, qeveria gjermane vendosi që shkollat do të hapen gradualisht dhe parukeritë do të hapen më 1 mars.
Qeveria planifikon të heqë masat e izolimi nëse raportohen 50 raste për 100,000 banorë.
Gjermania hyri në një karantinë të pjesshme në nëntor, duke mbyllur baret, restorantet dhe mjediset kulturore dhe sportive.
Në mes të dhjetorit, qeveria vendosi dhe mbylljen e shkollave e dyqaneve jo-thelbësore teksa në Europë nisi të shpërhapej dhe varianti britanik i Covid-19