Gjiknuri, Bylykbashi, Hajdari dhe Vasili takim kokë më kokë në Pallatin e Kongreseve

Nga Exit News
Gjiknuri, Bylykbashi, Hajdari dhe Vasili takim kokë më kokë në Pallatin e Kongreseve

Opozita ka pranuar të diskutojë reformën zgjedhore me mazhorancën.

Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike dhe Petrit Vasili nga Lëvizja Socialiste për Integrim, u ulën në tryezë me dy bashkëkryetarët e komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste dhe Rudina Hajdari nga opozita parlamentare.

Bylykbashki dhe Vasili u caktun mesditën e sotme nga opozita si përfaqësues për të biseduar me shumicën socialiste për reformën.

Mediat përcollën pamjet nga momenti i uljes në tryezë në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Përpara takimit, gjatë një dalje për mediat, Kryetari i PD-së Basha përsëriti 3 kërkesat:

1- Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

2- Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.

3- Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme