Gjiknuri dorëzon në Kuvend draftin e Reformës Zgjedhore

Nga Exit News
Gjiknuri dorëzon në Kuvend draftin e Reformës Zgjedhore

Damian Gjiknuri, përfaqësuesi socialist për Reformën Zgjedhore, ka dorëzuar në 1 korrik në Kuvend, draftin final për Reformën Zgjedhore.

Një ditë më parë, Gjiknuri tha se drafti më shumë adreson shqetësimet e opozitës jashtëparlamentare se ato të ODIHR-it.

“Ky kod ishte një marrëveshje politike për të qetësuar ose për të zbutur polaritetin politik, dhe ku në këtë kod u adresuan të gjithë frikërat dhe kërkesat e Partisë Demokratike siç i kërkonte ajo kryesisht. Mund të them që është një nga kodet e para që përgjithësisht zëre se është shkruar nga vetë Partia Demokratike,”  tha Gjiknuri në Ora News.

Po ashtu Gjiknuri deklaroi se nuk pret që komisioni i posaçëm për reformën të bëjë ndryshime në tekstin e reformës, ndaj dorëzimi në këtë komision dhe mund të shmanget.

Gjiknuri tha se Këshilli Politik ka adresuar çështjet e ngritura nga PD, LSI dhe opozita parlamentare, ndaj dhe nëse nuk kalon në Komisionin e Posaçëm nuk përbën diferencë të madhe

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>