Gjiknuri: Draft-reforma pothuaj gati, e dorëzojmë në kuvend sot

Nga Exit News
Gjiknuri: Draft-reforma pothuaj gati, e dorëzojmë në kuvend sot

Drafti i Reformës Zgjedhore është pothuaj gati dhe pritet të dorëzohet brenda 30 qershorit në Komisionin e posaçëm të Reformës.

Në një intervistë për Report TV, përfaqësuesi i shumicës socialiste Damian Gjiknuri deklaroi se nuk pret që komisioni i posaçëm të bëjë ndryshime në tekstin e reformës, ndaj dorëzimi në këtë komision dhe mund të shmanget.

Gjiknuri tha se Këshilli Politik ka adresuar çështjet e ngritura nga PD, LSI dhe opozita parlamentare, ndaj dhe nëse nuk kalon në Komisionin e Posaçëm nuk përbën diferencë të madhe:

´Drafti është në përfundim e sipër, kanë ngelur disa çështje teknike, duket ta mbyllim sot pasi ditën e sotme skadon afati i komisionit të reformës zgjedhore.

Kuvendi të vendosë nëse do i shtyhet mandati i komisionit të reformës zgjedhore, apo drafti do shqyrtohet në rrugë normale, në komisionin e ligjeve për të vajtur në seancë.

Nuk është se në komisionin e reformës zgjedhore pritet input maksimal, jo se duhet të neglizhoj rëndësinë e punës së tyre por ky është një draft tashmë i dakordësuar, i punuar teknikisht, dhe çështjet që ka pasur opozita jashtëparlamentare dhe parlamentare janë adresuar.´

Pyetur për miratimin e reformës në kuvend, Gjiknuri tha se PS do të luftojë për të marrë të gjithë votat e deputetëve në kuvend:

´Ne nuk i kemi të gjitha mandatet, kështu që do luftojmë për konsensus për votën në Kuvend.´

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>