Gjiknuri e quan ‘letër politike’ kërkesën e opozitës për opinion nga OSBE-ja

Nga Exit News
Gjiknuri e quan ‘letër politike’ kërkesën e opozitës për opinion nga OSBE-ja

Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, e ka quajtur ‘letër të njëanshme politike’ kërkesën e opozitës për opinion nga OSBE/ODIHR-i për koalicionet parazgjedhore.

Gjatë mbledhjes së Këshillit, Gjiknuri deklaroi se të gjithë palët kanë rënë dakord që tek ndërkombëtarët do të drejtohet vetëm mbi çështje të administrimit zgjedhor dhe jo për mosmarrëveshje teorike mes palëve.

Paraditën e së martës, PD dhe LSI  i kanë kërkuar OSBE/ODIHR të japë mendim nëse koalicionet zgjedhore — ku secila parti garon më vetë dhe me listën e vet të pavarur të kandidatëve, sipas ndryshimeve të 30 korrikut — janë në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe nëse lejojnë zbatimin e listave të hapura.

Për të lexuar më shumë për pyetjet e opozitës për OSBE-në klikoni këtu.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme