Gjiknuri fton PD dhe LSI të paraqesin propozimet e tyre për listat e hapura

Nga Exit News
Gjiknuri fton PD dhe LSI të paraqesin propozimet e tyre për listat e hapura

Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i shumicës socialiste në Këshillin Politik nuk ka pranuar të zhvillojë mbledhjen e propozuar nga Rudina Hajdari, të martë (22 shtator) pa propozimet e PD-së dhe LSI-së, për ndryshimet kushtetuese.

Gjiknuri, në një letër dërguar Hajdarit, të hënën (21 shtator), ftoi opozitën jashtëparlamentare të paraqes propozimet e saj, brenda afatit të caktuar.

Në mungesë të këtyre propozimeve, tha ai, propozimi i Hajdarit për listat e hapura do të diskutohet në Komisionin e posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, me justifikimin se Këshill Politik funksionon vetëm për të marrë propozimet e PD dhe LSI.

PS propozoi të premten (18 shtator), kandidimin me lista të mbyllura, të renditura nga kryetari i partisë. Sipas propozimit të tyre, një kandidat duhet të marrë më shumë vota se sa vetë partia për t’u zgjedhur deputet.

Rudina Hajdari propozoi të dielën (20 shtator) hapjen e listave 100%, renditjen e kandidatëve sipas rendit alfabetik, dhe deputet bëhet ai që merr më shumë vota nga zgjedhësit.

Sipas, Hajdarit, zgjedhësit duhet të zgjedhin partinë dhe vetëm një kandidat. Nëse votojnë për më shumë se sa një kandidat, atëherë vota i shkon partisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>