Gjiknuri i ofron PD: Kandidatët tuaj në KQZ jua garantojmë ne

Nga Exit News
Gjiknuri i ofron PD: Kandidatët tuaj në KQZ jua garantojmë ne

Shumica socialiste nuk pranon propozim e opozitës për përdorimin e një formule të ndërlikuar si ajo e organeve të vetingut për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së.

Pas përfundimit të Këshillit Politik Damian Gjiknuri, ka propozuar të ruhet formula që ka qënë gjithmonë 3 nga pozita dhe 2 nga opozita. Duke qënë se PD dhe LSI nuk janë në Kuvend, Gjiknuri i garanton se PS do të zgjedhë kandidatët e propozuar prej tyre.

“Opozita shqiptare do i garantohet që përfaqësuesit që mbështeten prej saj do garantohen nga mazhoranca me votë. Kjo do jetë dispozitë tranzitore pasi këto organe synohet të kenë jetëgjatësi me 84 vota”, tha Gjiknuri për median pas përfundimit të takimit.

PD dhe LSI duke qënë se nuk nuk janë në Kuvend kanë propozuar disa klauzola që i japin kompetencë përfaqësuesve të tyre në përzgjedhjen e organeve të KQZ, megjithëse nuk ato nuk kanë një rol shtetëror.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>