Gjiknuri kërkon dakordësi nga opozita për votën e emigrantëve

Nga Exit News
Gjiknuri kërkon dakordësi nga opozita për votën e emigrantëve

Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, kërkoi dakordësi nga opozita për votën e emigrantëve.

Të hënën në një intervistë, ai tha se vota e emigrantëve nuk duhet “të kthehet në mollë sherri për të mos njohur zgjedhjet”.

“Ne si PS jemi dakord me zgjidhjet që ka ofruar KQZ, por nëse ka kundërshti ne nuk duam që kjo të kthehet në një mollë tjetër sherri për të mos njohur zgjedhjet”, u shpreh Gjiknuri.

Reforma zgjedhore përcaktoi vetëm të drejtën e emigrantëve për të votuar, tha Gjiknuri, por mungon infrastruktura, shtoi ai.

Për Gjiknurin edhe nëse votojnë 3 mijë emigrantë do të ishte e mjaftueshme.

Ai tha se KQZ ka një platformë të mirë për votën e emigrantëve.

Votimi i emigrantëve nuk do të realizohet nëse nuk ka dakordësi mes partive politike.

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka nisur manipulimin e votës së emigrantëve duke emëruar eksponentë të lartë të Partisë Socialiste për regjistrimin e tyre.

PS pretendon se PD dhe LSI nuk duan që emigrantët të votojnë nga jashtë vendit.

Në mbledhjen e fundit të KQZ-së, përfaqësuesit e palëve nuk arritën një konsensus lidhur me votën e emigrantëve.

Në dhjetor 2020, KQZ propozoi që votimi të kryhet “përmes postës dhe shkarkimin e fletës së votimit online nga faqja e KQZ-së”.

Përfaqësues të grupimit ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ (DSHL), pjesë e grupit të punës së ngritur nga KQZ për votën e diasporës, u shprehën se partitë politike i tremben votës së emigrantëve.

Ata i kërkuan tre partive kryesore, PS, PD dhe LSI, të garantojnë të drejtën e emigrantëve për të votuar nga vendet ku banojnë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>