
Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka kërkuar mbështetjen e SHBA-ve për vazhdimin dhe përfundimin e reformës zgjedhore brenda qershorit.
Në një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim, sot, Zoti Gjiknuri shkroi në Facebook se “kërkoi mbështetjen e SHBA për të nxitur dhe shtyrë përpara rifillimin e tryezës së dialogut politik, dakordësimin e çështjeve të mbetura pezull dhe përmbylljen e reformës brenda qershorit”.
Zoti Gjiknuri është kryetari i tavolinës katërpalëshe të reformës zgjedhore.
Reforma zgjedhore duhet të ishte miratuar deri më 15 mars, por puna për të u ndalua pas masave ndaluese të miratuara nga qeveria në krizën e koronavirusit.