Gjiknuri kërkon mbledhjen e Këshillit Politik: Të diskutojmë për hapjen e listave

Nga Exit News
Gjiknuri kërkon mbledhjen e Këshillit Politik: Të diskutojmë për hapjen e listave

Përfaqësuesi i shumicës socialiste Damian Gjiknuri ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik, të martën, në orën 11:00.

Në emailin dërguar për përfaqësuesit e PD-LSI dhe opozitës parlamentare, Gjiknuri propozon që në mbledhje të diskutohet  mundësia për hapjen 100 për qind të listave, siç ka kërkuar PD-ja dhe çfarë mund të ndodhë me koalicionet parazgjedhore nëse listat hapen.

Diskutimet në Këshillin Politik pritet të jenë intensive në ditët në vazhdim, pasi kryeministri Rama ka paralajmëruar se ndryshimet kushtetuese do të miratohen në kuvend në 30 korrik.

Rama kërkon hapjen e dy të tretave të listës për deputetë dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, ndërsa Basha kërkon hapjen 100 për qind të listave dhe mbajtjen e koalicioneve parazgjedhore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>