Gjiknuri: Këshilli Politik teknikalitet për përfshirjen e PD-së

Gjiknuri: Këshilli Politik teknikalitet për përfshirjen e PD-së

Bashkëkryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri njoftoi, pas takimit me përfaqësuesit e opozitës,  se reforma do të arrihet brenda datës 15 mars dhe se ajo do të miratohet me konsus mes palëve.

Ish-ministri socialist, i akuzuar nga opozita për manipulimin e zgjedhjeve elektorale të vitit 2017 në Dibër tha:

“Kemi një marrëveshje mes palëve politike, që opozita e bashkuar të përfshihet në diskutimet për reformën zgjedhore.

Ne [PS] kemi thënë që jemi të gatshëm për bashkëpunim me opozitën. Takimet do të jenë çështje të reformës zgjedhore. Çështja e sistemit zgjedhor nuk është një rekomandim ndërkombëtar dhe askush nuk mund të japë mendim për të.”

Ish-ministri Gjiknuri la të kuptohej se marrëveshja për tu ulur në bisedime me opozitën ishte arritur që më parë, por duke qenë se kjo e fundit ka refuzuar publikisht të jetë pjesë e komisionit parlamentar për reformën, duhej gjetur një zgjidhje teknike, si ‘Këshilli Politik’, për ta bërë opozitën pjesë të bisedimeve:

“Opozita ka një vend në të [komisionin parlamentar të reformës zgjedhore] që nuk e ka shfrytëzuar. Gjetëm një modalitet që të jetë pjesë e punës për reformën zgjedhore.”

Ai tha se reforma do të hartohet nga shumica dhe opozita, pa ndihmën e të huajve:

“Duhet të kuptojmë problemet e sistemit zgjedhor, nuk ka asnjë rekomandim ndërkombëtar, se nuk mund t’i japë kush mend Shqipërisë çfarë sistemi të ndjekë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>