
Damian Gjiknuri përfaqësuesi i PS-së në Komisionin e Posaçëm të Reformës hodhi poshtë akuzat se PS ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit.
“Marrëveshja e 5 qershorit nuk është prekur. As te koalicionet dhe as te pikat e tjera si financimi i Partive, hapja e listeve etj”, u shpreh Gjiknuri për gazetaren Eni Vasili, në emisionin Open, të hënën.
Ai theksoi se janë ndryshuar vetëm “nenet për koaliconet”. Gjiknuri hodhi poshtë akuzat që mazhoranca ka blerë votat e deputetëve të opozitës parlamentare.
“Këto janë histori, spekullime politike. Të dalin ato që janë blerë”– tha Gjiknuri.