Gjiknuri: Opozita të sjellë propozimet e saj, brenda 15 Marsit përfundon Reforma Zgjedhore

Nga Exit News
Gjiknuri: Opozita të sjellë propozimet e saj, brenda 15 Marsit përfundon Reforma Zgjedhore

Kryetari i Komisonit të Reformës Damian Gjiknuri deklaroi sot se janë dakortësuar me opozitën për propozimet në lidhje me reformën. Ai u shpreh se opozita mori përsipër të sjellë propozimet e e saj konkrete dhe këto propozime do të shqyrtohen nga Komsioni.

“Opozita mori përsipër të sjelli propozimet për cështje që mndojnë se ja në të rëndësishme. Do të shqyrtohen dhe ato që janë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIR do të bëhen pjesë e paketës ligjore”

Zoti Gjiknuri u shpreh se brenda 15 Marsit do të ketë përfunduar reforma dhe do t’i dërgohet OSBE-së për shqyrtim. Ky afat sipas tij është ambicioz por ai theksoi se me pak vullnet nga palët mund të arrihet.

 

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>