Gjiknuri premton transformimin e infrastukturës së Vlorës në mandatin e tretë

Nga Exit News
Gjiknuri premton transformimin e infrastukturës së Vlorës në mandatin e tretë

Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri është shprehur se synojnë 9 mandate në Vlorë dhe premtoi një sërë investimesh infrastukturore.

Gjatë një interviste për Report TV, Gjiknuri tha se iu duhet një mandat i tretë për të çuar në fund projektin e shëtitores Vlorë-Orikum, rrugën e lumit të Vlorës, tunelin e Llogarasë, aeroportin dhe rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve.

Gjiknuri premtoi se në mandatin e tretë:

  • Do të rregullohet e gjithë infrastruktura rrugore në fshatra.
  • Do të ndërtohet loti Peshkëpi-Selenicë
  • Do të bëhet lidhja e rrugës nacionale nëpërmjet urës së Poçemit dhe me Vllahinë me rrugën e lumit të Vlorës.
  • Do të ketë projekte të rëndësishme për sa i përket vaditjes, kanaleve kulluese dhe ujsjellsave.
  • Do prekim njësinë Novoselë dhe ish-komunën qendër.
  • Projekte për ujsjellsat e fshatrave dhe për gjithë jetët e bonifikimit të ujitjes në Vlorë.
  • Do të shtohen subvencionet për fermerët, grandet e qeverisë për agro-biznesin dhe mbështejta e BE për bujqit.

“Imagjinoni Vlorën me një aeroport. Imagjinoni Vlorën me një shëtitore më të madhen në Mesdhe. Imagjinoni një Vlorë me të gjithë rrjetin e kanalizimeve të rregulluar. Imagjinoni bregdetin Shqiptar të lidhur me tunelin e Llogarasë. Mjafton të bëhet kjo infrastrukturë që do realizohet mandatin tjetër, Vlora do ketë një të ardhme super të garantuar. Mos të them që porti i Marinës dhe porti i ri tregtar që do jetë në Triport. Pikërisht, prandaj e duam edhe një mandat të tretë që të bëjmë infrastrukturën e nevojshme.”, tha Gjiknuri.

LEXO  Gjiknuri kërkon mbështetjen e SHBA-ve për të përfunduar reformën zgjedhore në qershor

Sa i takon garës zgjedhore Gjiknuri deklaroi se PS shpreson të marrë mandatin e 9-të me vota nga komuniteti çam për kandidaten e PS-së që vjen nga ky komunitet dhe që renditet e 9-ta në listë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>