Gjiknuri: Propozimet e PS hapin 100 përqind listat, ligjet elektorale janë ligje politike

Nga Exit News
Gjiknuri: Propozimet e PS hapin 100 përqind listat, ligjet elektorale janë ligje politike

Damian Gjiknuri deklaroi se propozimet e PS hapin 100 përqind listat duke theksuar se do t’i japë mundësinë qytetarëve të zgjedhin deputetët.

Në një komunikim për gazetarët, Gjiknuri theksoi se propozimi i PS ju jep mundësi qytetarëve të japin votë parapëlqyese e të rendisin kandidatët për deputetë.

Ajo që them unë siguron përfaqësimin e denjë të partive poltike por njëkohësisht edhe vlerësimin e tyre nga ana e popullit nëpërmjet zgjedhjes parapëlqyese që ata japin.”

Gjiknuri deklaroi se ligjet zgjedhore janë ligje politike, duke theksuar se çdo parti niset nga interesi politik në miratimin e tyre jo nga parimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>