Damian Gjiknuri, kryetar i reformës zgjedhore ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik më 26 maj, në orën 10:00.
Ekspertët e huaj kanë hartuar propozimet e dakordësuar mes shumicës dhe opozitës, sqaron Gjiknuri në një letër dërguar përfaqësuesve të PD-së Oerd Bylykbashit dhe të LSI-së Petrit Vasilit.
Ata kanë përfshirë në dokumentin e reformës rolin e policisë, prokurorisë, SPAK-ut, sinjalizuesit e shkeljeve zgjedhore, datën e zgjedhjeve, monitorimin elektronik, të cilat priten miratohen nga Këshilli Politik, shkruan Gjiknuri.
Gjithashtu, ai e fton opozitën të vazhdojë me mbledhjet e Këshillit Politik për tu dakordësuar edhe për propozimet e tjera.