
Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore ka propozuar mbledhjen e këshillit politik nesër, më 21 maj ose të premten më 22 maj.
Gjiknuri i ka dërguar një leter Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit ku i kërkon të vazhdojnë mbledhjet për reformën zgjedhore, e cila duhet të përfundojë më 31 maj.
Përfaqësuesit e opozitës nuk i kanë kthyer ende përgjigje Damian Gjiknurit, për takimin e radhës.
Opozita, PD dhe LSI nuk shkuan në mbledhjen e tryezës politike, më 19 maj, pas shembjes së paligjshme nga qeveria të Teatrit Kombëtar.