Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik ka propozuar takimin e radhës të hënën, 14 shtator, në orën 18:00, në Pallatin e Kongreseve.
Objekti i takimit do të jetë diskutimi i ndryshimeve kushtetuese të miratuara nga Kuvendi më 30 korrik.
Ditën e hënë do të miratohet edhe “krijimi i një grupi pune për reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor”, shkruan Gjiknuri në mesazhin e tij dërguar PD, dhe LSI-së, më 12 shtator.
Ndryshimet kushtetuese janë hapja 100% e listave për kandidatë deputet dhe koalicionet parazgjedhore si një subjekt i vetëm.