
“Ky komision nuk ka mandat të trajtojë çështje të qeverisë teknike. Nëse është kërkesë teknike t’ja kërkojnë Edi Ramës se nuk e kam unë mandatin për këtë.
Gjërat që nuk i merr dot në rrugë nuk i arrin dot me negociata. Axhenda e reformës zgjedhore nuk ka elementë të qeverisë teknike. Është një gjë jashtë mundësive të mia dhe mandatit tim”- tha Damian Gjiknuri bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore me gazetaren Eni Vasili, në Open.
Ai theksoi rëndësinë e depolitizimit të procesit, “pra partitë të heqin dorë nga menaxhimi i procesit”.
“Maji është muaji deciziv që ne të arrijmë marrëveshjen por jo se nuk kemi bërë progres. Ka pasur edhe një ekspertizë të ODHIR. Ka pasur edhe çështje sa i takon kompozimit të administratës zgjedhore të cilat kanë mbetur pa kompromis”, – shtoi Zoti Gjiknuri.