Drafti për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, i dakordësuar në Këshillin Politik, mbërrin në Kuvend në 1 korrik.
Bashkëkryetari socialist i komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se kjo reformë më shumë adreson shqetësimet e opozitës jashtëparlamentare se ato të ODIHR-it.
“’Drafti përfundoi dhe zyrtarisht nesër [1 korrik] do të ndodhet në sekretarinë e Kuvendit. Ky kod ishte një marrëveshje politike për të qetësuar ose për të zbutur polaritetin politik, dhe ku në këtë kod u adresuan të gjithë frikërat dhe kërkesat e Partisë Demokratike siç i kërkonte ajo kryesisht. Mund të them që është një nga kodet e para që përgjithësisht zëre se është shkruar nga vetë Partia Demokratike. Mazhoranca kërkonte që të hiqte çdo lloj alibie, çdo lloj pretendimie nisur nga ajo çfarë ka artikuluar Partia Demokratike lidhur me zgjedhjet.” – tha Gjiknuri në Ora News.