Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik refuzoi ftesën e PD dhe LSI për tu takuar të mërkurën në Këshillin Politk, me qëllim paraqitjen e kërkesës për ekspertizë të OSBE/Odihr për ndryshimet kushtetuese.
Gjiknuri tha se mbledhaj e Këshillit Politik do të mbahet sikurse ishte caktuar në mbledhjen e djeshme — të premte, 18 shtator, ora 10:30.
Ai tha se PS ka bërë gati propzoimet për ndryshimet kushtetuese dhe do t’i paraqesi në Këshillin Politik.
Në një letër drejtuar PD dhe LSI, Gjiknuri tha se:
Dokumenti i dalë nga Këshilli Politik do t’i nënshtrohet ekspertizës së Osbe/Odihr.
PD dhe LSI mund të kërkojnë ekspertizën e OSBE-së për çështjet e paqarta të tyre, por këtë nuk mund tja detyrojnë dot edhe anëtarëve të tjerë të Këshillit.
PD dhe LSI kërkon të keqpërdorë ekspertizën e OSBE-së me paramendim.
PD dhe LSI nuk ka zbatuar rekomandimin kryesor që është depolitizimi i administratës.
Opozita duhet të dorëzojë propozimet për reflektimin e ndryshimeeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.