Gjiknuri refuzon kërkesën e opozitës për opinion paraprak nga OSBE

Nga Exit News
Gjiknuri refuzon kërkesën e opozitës për opinion paraprak nga OSBE

Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik refuzoi ftesën e PD dhe LSI për tu takuar të mërkurën në Këshillin Politk, me qëllim paraqitjen e kërkesës për ekspertizë të OSBE/Odihr për ndryshimet kushtetuese.

Gjiknuri tha se mbledhaj e Këshillit Politik do të mbahet sikurse ishte caktuar në mbledhjen e djeshme — të premte, 18 shtator, ora 10:30.

Ai tha se PS ka bërë gati propzoimet për ndryshimet kushtetuese dhe do t’i paraqesi në Këshillin Politik.

Në një letër drejtuar PD dhe LSI, Gjiknuri tha se:

Dokumenti i dalë nga Këshilli Politik do t’i nënshtrohet ekspertizës së Osbe/Odihr.

PD dhe LSI mund të kërkojnë ekspertizën e OSBE-së për çështjet e paqarta të tyre, por këtë nuk mund tja detyrojnë dot edhe anëtarëve të tjerë të Këshillit.

PD dhe LSI kërkon të keqpërdorë ekspertizën e OSBE-së me paramendim.

PD dhe LSI nuk ka zbatuar rekomandimin kryesor që është depolitizimi i  administratës.

Opozita duhet të dorëzojë propozimet për reflektimin e ndryshimeeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>