Gjiknuri: sistemi zgjedhor dhe qeveria tranzitore nuk do të diskutohen nga keshilli politik

Nga Exit News
Gjiknuri: sistemi zgjedhor dhe qeveria tranzitore nuk do të diskutohen nga keshilli politik

Sistemi zgjedhor dhe qeveria tranzitore nuk do të jenë pjesë e ndryshimit të kodit zgjedhor. Ato do të diskutohen në një kohë të dytë në nivel politik.

“Ekspertët na thanë që sistemi kërkon ndërhyrje në Kushtetutën e Shqipërisë. Në marrëveshje kemi shkruar që kur kërkohet ndryshime kushtetuese do të lihet në fazën e dytë. Por nëse ka konsensus, edhe ne do të shprehim opinonin tonë. Por ne flasim të fundit dhe do ta trajtojmë më vonë”, tha Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i shumicës socialiste në këshillin politik.

Për qeverinë tranzitore, Gjiknuri tha se ajo do të diskutohet në nivel politik dhe jo në Këshillin Politik. I pyetur për vendosjen e një drejtori konsensual të policisë gjatë zgjedhjeve, kërkesë e opozitës, Gjiknuri tha se:

“Tani këto janë bizantenisma. Policia është organ karriere. Nuk njihet modeli të vëmë një drejtor për zgjedhje. Policia nuk është organ i përkohshëm për zgjedhje. Policia është organ kushtetues. Ka misione, standarte, dhe këto standarte nuk i shkelim. Në 2017 e kishin ministrin e brendshëm. Po nesër çfarë do thonë që nuk funksionojë as kjo”.

Për depolitizimin e administratës, Gjiknuri tha se socialistët do të këmbëngulin pavarësisht kundërshtisë së opozitës.

Për përdorimin e elektronikës në zgjedhje, ai tha se këshilli ka rënë dakord për monitorimin e qendrave të votimit me kamera, identifikimin elektronik të zgjedhësve dhe votimin dhe numërimi elektronik në disa zona të vendit.

“Nuk mund të varet gjithçka nga elektronika. Hapja e materialeve zgjedhore me kërkesë të opozitës, dhe shumë garanci të tjera që asnjë opozitë nuk i ka pasur më parë”, tha për gazetarët Gjiknuri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>