Damian Gjiknuri pohoi se Këshilli Politik do të vijojë punën nëse opozita jashtëparlamentare nuk vjen me propozime konkrete.
Në një komunikim për gazetarët ai pohoi se :
“Natyrshëm që nuk do lëmë vakum kushtetues. Nëse ata s’duan të bëhen pjesë, apo të prononcohen, do të vijojmë.Këshilli Politik është krijuar për shkak të dëshirës së mirëtë mazhorancës me një palë që bëri vetëvrasje politike.”
Ai tha se një organ këshillimor si Këshilli Politik nuk mund të mbajë peng punën e Kuvendit.
Gjiknuri deklaroi se PS i qendron marrëveshjes së arritur me 5 qershor.