Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar për herë të tetë kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha për ndryshimin e masës arrest me burg në një masë më të lehtë.
Ish-gjyqtarja i kërkoi gjykatës zbutje të masës së sigurisë me argumentin se fëmijët e saj kanë probleme shëndetësore dhe ajo kërkon t’i qëndrojë pranë.
Por gjykata ka refuzuar sërish të marrë parasysh kërkesën e saj duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg.
Hoxha akuzohet se në bashkëpunim me disa persona ka liruar të dënuar të rrezikshëm në këmbim të parave.
SPAK ka kërkuar dënimin e gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha për korrupsion në këmbim të lirimit të të dënuarve. Kjo akuzë dënohet nga 3 deri në 10 vjet burg sipas Kodit Penal.