Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi për të tretën herë radhazi kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Ajo ka kërkuar të lirohet për shkak se ka djalin të sëmurë. për
Hoxha apeloi edhe vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga puna, por Gjykata Kushtetuese e rërzoi kërkesën.
Në 11 shkurt, Prokuroria e Posaçme e arrestoi gjyqtaren nën akuzën e korrupsionit. Sipas SPAK, gjyqtarja do të lironte një të dënuar me 25 vite burg.
Këshilli u mblodh me 16 shkurt ku vendosi të shtyjë sërish vendimin për gjyqtaren e Krujës. Vendimi i vetëm ndaj gjyqtares deri më sot është pezullimi nga detyra. Kjo vjen si kërkesë e ligjit për statusin e gjyqtarit. Sipas tij gjyqtarja duhet të pezullohet nga detyra deri në përfundim të hetimeve dhe marrjen e një vendimi të formës së prerë.
Ndërkohë gjyqtarja Hoxha ndodhet në arrest me burg që prej 11 shkurtit.
Gjyqtarja Hoxha njihet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.
Ajo ka liruar Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën, përmes një skeme të njëjtë.