Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur të pranojë kërkesë e SPAK për konfiskimin e pasurive të Moisi Habiajt dhe familjarëve të tij.
Në listën e aseteve të konfiskuara, të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, rezultojnë rreth 17 njësi pasurish të paluajtshmë në formë apartamentesh, trualli, njësi, ndërtesë, garazh, si dhe 5 automjete.
Sipas vlerës së llogaritur nga GJKKO, pasuria e konfiskuar kap vlerën e 82 440 285 (tetëdhjetë e dy milionë e katërqind e dyzet mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë) lekë të reja.
Ndërkaq më 18 maj, GJKKO ka dënuar me 10 vite burg Moisi Habiljan, i cili dyshohet si drejtues i grupit ndërsa janë dënuar me nga 9 vite Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.
Dënimi ndaj Habilajt është dhënë në mungesë pasi ai ndodhej në Itali ku është dënuar me 15 vite burg, por ky vendim nuk u ekzekutua pasi u arratis nga banesa ku qëndronte me masë sigurie “arrest shtëpie”. Pala italiane ka dyshime se Moisi Habilaj është fshehur në Shqipëri.