Qeveria e Kosovës ka miratuar masa shtrëngues me gjoba deri në 500 euro për qytetarët që shkelin rregullat e vendosura kundër përhapjes së koronavirusit.
Të gjithë qytetarët e Kosovës janë të detyruar që nga data 13 korrik të mbajnë maska në publik.
Ata që nuk mbajnë maskë dhe nuk respektojnë distancën sociale mund të gjobiten deri në 500 euro.
Në Gjilan, Mitrovicën e Jugut, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00.
Kopshtet e fëmijëve janë mbyllur dhe aktivitetet nuk lejohen të organizohen.
Tregjet publike janë mbyllur ndërsa shërbimet në qytete do të ofrohen me staf minimal dhe kohë të reduktuar.
Kosova vendosi t’i kërkojë qytetarëve të Maqedonisë, Bosnje Hercegovinës dhe Malit të zi që të kenë rezultatet negative të testit për Covid-19, jo më të vjetër se 72 orë, përpara se të hyjnë në kufijtë e Kosovës.