Gjoba e Bashkisë Tiranë, vendosur për Partinë Demokratike në 8 dhjetor, rezulton se është e falsifikuar. Ky është përfundimi i ekspertizës së Policisë Shkencore.
Gjoba për dëmet e shkaktuara gjatë protestës së opozitës në 8 dhjetor ishte plotësuar nga inspektori Besmir Karaj, por ky i fundit mohoi ta kishte firmosur atë. Ai e denoncoi këtë fakt në Prokurori.
Vetë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj “i doli zot gjobës dhe ka firmosur për të gjitha dëmet”, duke garantuar rregullësinë e gjobës.