Gjobat nuk ndalojnë partitë në Kosovë të shkelin kufizimet anti-Covid

Nga Exit News
Gjobat nuk ndalojnë partitë në Kosovë të shkelin kufizimet anti-Covid

Partitë në Kosovë vazhdojnë me takimet elektorale, në shkelje të kufizimeve anti-Covid, pavarësisht gjobave marrë ditët e fundit.

Në 25 janar, Inspektorati i Prishtinës gjobiti me 2,000 € secilës, tre partitë kryesore Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizje Vetëvendosje (LVV).

Arsyeja e gjobitjes ishte organizimi i takimeve me mbi 10 qytetarë, në ambiente të mbyllura, pa mbajtur maska dhe pa respektuar rregullat e distancimit social.

Por gjobat nuk i kanë ndaluar partitë të organizojnë sërish takime në shkelje të masave.

Enver Hoxhaj, kandidati për kryeministër i PDK-së, organizoi në 30 janar një takim me veteranët në Klinë.

Nga fotot dallohej pjesëmarrja masive e qytarërëve në takim, në një ambient të mbyllur, pa respektuar distancimin social dhe pa maska.

pdk
Takimi i PDK-së në Klinë

Kryeministri në detyrë Avdullh Hoti takoi të shtunën, qindra të rinj në Gjilan. Takimi u zhvillua në një sallë të mbyllur dhe të rinjtë u panë pa maska.

Screen Shot at PM
Takimi i LDK-së në Gjilan

Po ashtu Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka postuar foto nga një takim në Malishevë, ku qytetarët janë pa maska dhe pranë njëri-tjetrit.

nisma
Takimi i Nismës në Malishevë

Albin Kurti i Vetëvendosjes po ashtu takoi, të premten, një grup mbështetësish në Gjakovë. Nga videoja dallohen se në sallë janë mbi 10 persona dhe shumë prej tyrë nuk mbajnë maska.

Screen Shot at PM
Takimi i Vetëvendosjes në Gjakovë

 

LEXO  Komisioneri i mbrotjes së privatësisë nuk mund të bëjë asgjë kundë "listës së zezë" të Ramës

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme