Gjobë 1 milionë lekë pronarit të lokalit që organizoi festë

Nga Exit News
Gjobë 1 milionë lekë pronarit të lokalit që organizoi festë

Policia e Tiranës ka gjobitur, të enjen, me 1 milionë lekë pronarin e një lokali që në shkelje të aktit normativ, kishte organizuar një festë në ambientet e brendshme të lokalit.

Lokali ndodhet në Paskuqan.

Për të parandaluar përhapjen e Covid-19, qeveria, përmes një akti normativ, ka ndaluar grumbullimin e qytetarëve në ambiente të mbyllura. Të gjithë ata që shkelin aktin gjobiten dhe rrezikojnë pezullim të aktivitetit për një vit.

Bizneset më të prekura nga kjo masë janë dhe lokalet që organizojnë dasma dhe aktivitete të tjera të kësaj natyre.

Ditët e fundit ka pasur, madje, pronarët e lokaleve të dasmave në Lezhë protestuan kundër gjobitjes nga policia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>