Nisin kontrrollet në biznese për masat anti-Covid19

Nga Exit News
Nisin kontrrollet në biznese për masat anti-Covid19

Institucionet kanë nisur kontrollin nëpër biznese, të martën, pas deklaratave të kryeministrit Rama për mosrespektimin e masave anti-Covid19. Kështu, Policia e Durrësit njoftoi se gjobiti me 1 milionë lekë një pronar lokali për vazhdimin e aktivitetit pas orës policore.

Gjatë një konference për shtyp të hënën, Rama lajmëroi rritjen e gjobave për bizneset dhe shtrëngimi e masave kufizuese për qytetarët që nuk zbatojnë masat kundër përhapjes së Covid-19.

Aktualisht në vend është në fuqi shtetrrethimi pas orës 22:00, mbajtja e maskës në ambjentet e brendshme dhe të jashtme, si dhe gjoba prej 1 milionë lek për bizneset që thyejnë këto masa.

Javën e fundit në vend u regjistruan mbi 1000 raste të infektuara në vend, duke shënuar shifra rekord që prej nisjes së pandemisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>