Gjobiten 1000 persona për shkelje të masave anti-koronavirus në Kosovë

Nga Exit News
Gjobiten 1000 persona për shkelje të masave anti-koronavirus në Kosovë

Policia kosovare ka gjobitur për shkelje të rregullave kundër përhapjes së Covid-19, 923  individë, 80 për persona juridikë, si dhe ka dhënë 756 certifikata izolimi, raporton Radio Evropa e Lirë.

Gjatë javës së fundit janë kryer mbi 2,000 kontrolle në të gjithë territorin e Kosovës. Inspektorët shëndetësor, të mbështetur edhe nga Policia e Kosovës, janë në patrullime çdo ditë nga ora 05:00 deri në mesnatë.

Ndërkaq, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, thotë se është e qartë se çdo ditë po regjistrohet një numër i lartë i të infektuarve, dhe këtë situatë ai e ndërlidh me faktin e mosrespektimit të masave nga ana e të rinjëve.

“Ekipet e inspektimit dhe policisë kanë shqiptuar një numër të madh gjobash për qytetarët ditët e fundit për mosrespektimin e masave. Të gjithë jemi përgjegjës për situatën epidemiologjike në vend, institucionet, bizneser dhe vetë qytetarët ”, tha Hoti në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Më 28 korrik, qeveria miratoi masat e fundit  me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit ku parashikohet lëvizje e kufizuar e qytetarëve nga ora 10:30 deri 05:00 në disa komuna që kanë një numër të lartë të personave të infektuar. Një nga masat është mbajtja e detyrueshme e maskës.

Të hënën në Kosovë u shënuan 7 vdekje dhe 250 raste të reja me koronavirus.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>