
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka gjobitur me 10 mijë lekë kryebashkiakun e vorës Gentia Picari për mos deklarim të aktiviteteve në faqen zyrtare të Bashkisë.
“KQZ vendos sanksionin administrativ me gjobë ndaj zotit Gentian Picari, kryetari i Bashkisë Vorë në shumën e 10 mijë lekëve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në KAS brenda 3 ditëve nga publikimi i këtij vendimi”, u shpreh kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në mbledhje e KQZ-së të mërkurën.
Kryebashkiaku u padit nga LSI në KQZ.