
Një pronar lokali në Durrës është gjobitur për shkak të shkeljes së rregullave anti-Covid.
Sipas njoftimit të policisë, Xh.T. ka vijuar aktivitetin në tejkalim të orarit të lejuar. Ai u gjobit me 1 milionë lekë.
Që prej 11 shkurtit deri më 26 shkurt, qytetarët nuk mund të dalin nga shtëpia pas orës 20:00.
Gjithashtu bizneset, baret, lokalet dhe restorantet do të mbyllen në orën 20:00. Nga ky rregull përjashtohet shërbimi i dërgesave në shtëpi.
Qytetarët mund të marrin leje tek e-Albania për të dalë gjatë orarit të ndaluar.