Gjobitet një lokal në Durrës për shkelje të masave anti-Covid

Nga Exit News
Gjobitet një lokal në Durrës për shkelje të masave anti-Covid

Një pronar lokali në Durrës është gjobitur për shkak të shkeljes së rregullave anti-Covid.

Sipas njoftimit të policisë, Xh.T. ka vijuar aktivitetin në tejkalim të orarit të lejuar. Ai u gjobit me 1 milionë  lekë.

Që prej 11 shkurtit deri më 26 shkurt, qytetarët nuk mund të dalin nga shtëpia pas orës 20:00.

Gjithashtu bizneset, baret, lokalet dhe restorantet do të mbyllen në orën 20:00. Nga ky rregull përjashtohet shërbimi i dërgesave në shtëpi.

Qytetarët mund të marrin leje tek e-Albania për të dalë gjatë orarit të ndaluar.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme