Gjonaj dërgon letërporosi për vdekjen e Saimir Sulës në Barcelonë

Nga Exit News
Gjonaj dërgon letërporosi për vdekjen e Saimir Sulës në Barcelonë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i kërkoi homologut së saj spanjoll ndihmë për hetimet për rastin e Saimir Sulës, i cili humbi jetën në një spital në Barcelonë.

Në një letër porosi, Gjonaj i kërkon ndihmë juridike nga ana e autoriteteve spanjolle në lidhje me këtë rast.

Në letërporosi prokuroria paraqiti10 kërkesa për autoritetet spanjolle, mes të cilëve edhe të gjendet shkaku pse mungon zemra e shtetasit Saimir Sula.

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për vdekjen e një 34 vjeçari, Saimir Sula në 9 maj të 2020 ndërsa trupi i tij është kthyer pa zemër.

Zbulimi i këtij fakti erdhi pas këmbënguljes së motrës së tij për të bërë një ekspertizë mjeko-ligjore të 34 vjeçarit.

Sula ishte shtruar në një spital në Barcelonë pasi dyshohej se ishte infektuar nga Covid-19. Pas testit rezultoi se Sula ishte i painfektuar. Por ai humbi jetën një ditë më pas.

Pas ekspertizës është zbuluar se Sulës i mungonte zemra, fakt ky që nxiti menjëherë hetimet për shitblerje organesh.

Sipas dëshmisë së motrës së tij, Sula vuante nga haluçinacionet. Ai tregon për mediat se një ditë pasi është shtruar në spital, mjekët e kanë telefonuar për t’i dhënë lajmin e vdekjes së vëllait.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>