Gjonaj firmos marrëveshjen, punë në fasoneri për të burgosurit

Nga Exit News
Gjonaj firmos marrëveshjen, punë në fasoneri për të burgosurit

Të  burgosurit do të mund të punojnë në fasoneri gjatë kohës që kryejnë dënimin, pas marrëveshjes së nënshkruar të hënën nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe shoqatës “Pro-Eksport Albania”.

Gjatë takimit ministrja u shpreh se u finalizua “një premtim dhe nisi një rrugëtim i ri drejt rritjes së kapacitetit profesional” për të burgosurit.

Të burgosurit  do të prodhojnë produkte të cilat më pas do të shiten.

Paratë që do fitohen nga shitja e këtyre produkteve, tha Gjonaj, do t’u shkojnë të burgosurve.

Marrëveshja e arritur të hënën me “Pro – Eksport Albania” do të mundësojë punësimin e të burgosurve në fasoneri.

Fillimisht punësimi në fasoneri do të nisë në burgun e grave.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme