Gjonaj kërkon ndryshimin e nenit 149 të Kodit Zgjedhor, bie në kundërshtim me Reformën në Drejtësi

Nga Exit News
Gjonaj kërkon ndryshimin e nenit 149 të Kodit Zgjedhor, bie në kundërshtim me Reformën në Drejtësi

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i ka kërkuar Kuvendit ndryshimin e nenit 149, të Kodit Zgjedhor, për “Mbrojtja e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor”.

Ministrja arsyeton se përjashtimi i anëtarëve të Kolegjit nga hetimet dhe procedimet disiplinore, gjatë periudhës së shërbimti në Kolegjin Zgjedhor është në kundërshtim me frymën e Reformës në Drejtësi.

Ndërsa, ndalimi i promovimit e tyre në detyrë, pengon formimin e Gjykatës së Lartë, ku kanë aplikuar disa nga anëtarët e Kolegjit Zgjedhor.

Neni 149 u ndryshua në 23 korrik, 2020. Sipas këtij neni gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor, nuk mund të hetohen ose dënohen, të lëvizin nga detyra për shkaqe disiplinore, ndryshim strukture të gjykatës, ose të promovohen në një detyrë tjetër. Gjyqtari mund të ngrihet në detyrë vetëm pasi përfundon shërbimin e tij në Kolegj.

Nga anëtarët e Kolegjit Zgjedhore, Gentian Medja, Manjola Xhaxho, dhe Sokol Ibi janë kandidatë për Gjykatën e Lartë. Sipas nenint 149, ata nuk do të mund të zgjidhen në GJL.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>